I japin fund “luftës së ftohtë”, Donald Trump do të takohet me Kim Jong-Un

698
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të takohen personalisht në muajin maj, pas një “lufte të ftohtë” që ka zgjatur prej muajsh mes tyre, shkruan BBC.
Lajmin e takimit e kanë dhënë zyrtarët e Koresë së Jugut pas bisedimeve me Presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Ata kaluan një mesazh verbal nga Kim Jong Un, duke thënë se lideri i Koresë së Veriut ishte “i angazhuar për denuklearizimin”.
Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in tha se ky lajm erdhi si një mrekulli. “Nëse Presidenti Trump dhe lideri Kim takohen në samitin inter-Korean, plotësimi i denuklearizimit në gadishullin korean do të vihen në jetë sa më shpejt,” tha ai.
Ky zhvillim erdhi disa ditë pasi delegacioni i Koresë së Jugut u takua me Kim Jong-Un në Penian. Duke folur jashtë Shtëpisë së Bardhë pas takimit të shkurtër me Donald Trump, këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Koresë së Jugut tha se Koreja e Veriut do të ndalet me testet bërthamore.
Sigal