I hodhi alkool motrës dhe tentoi ta digjte pas ‘përdhunimit’, çfarë zbuloi policia italiane një vit më pas për shqiptarin

535
Sigal

Policia italiane ka arritur të zbardhte ngjarjen e vitit të kaluar në Parkun e Via del Piombino në Milano ku një shtëpi mbeti e shkatërruar  nga flakët. Sipas ngjarjes së rindërtuar nga policia italiane, nuk bëhej fjalë për një zjarrëvënie, por një sherr të nisur nga ndërhyrja e xhaxhait për të mbrojtur 12 vjeçaren nga sulmi  i vëllait, i cili kishte tentuar ta përdhunojë.

Më 16 qershor 2017, 22-vjeçari ende i paidentifikuar i vuri zjarrin shtëpisë së xhaxhait të tij, i cili e pengoi të përdhunote motrën e tij 12-vjeçare. Ai do t’i hidhte alkool motrës së tij, pastaj do t’i vinte flakën. Ngjarja  ndodhi në një shtëpi në Parkun e Via del Piombino, në Milano. Por i riu arriti t’i vinte flakën shtëpisë, e cila kishte mbetur e shkatërruar nga flakët. Menjëherë pas ngjarjes në pranga  ra 22-vjeçari shqiptar nga Maqedonia.

Por ajo që në fillim dukej vetëm një grindje e vogël, në realitet ishte përpjekja e xhaxhait për të mbrojtur vajzën nga  vëllai i cili u përpoq ta përdhunonte. Familja maqedonase është tronditur nga dhuna e të riut, shkruajnë mediat italiane. Hetimi i kryer nga policia është koordinuar nga prokurori Gianfranco Gallo, teksa theksohet se viktima kishte pësuar djegie të rënda mbi pjesën më të madhe të trupit.

Shqiptari nga Maqedonia mbrohet nga avokati i Piacenza Gianmarco Lupi. Prokurori kërkoi shtatë vjet dhe gjashtë muaj ditën e djeshme për  akuzat “vrasje në tentativë”, “zjarrvënie të dy apartamenteve” dhe “dhunë seksuale”. Për 22 vjeçarin do të nisë një tjetër gjyq në janar.