I gjithë fshati në përpjekje për të shpëtuar 4-vjeçarin…

113

Një djalë 4-vjeçar është shpëtuar në mënyrë heroike nga bashkëfshatarët e tij pasi ra në një pus të thellë 4.2 metra.

Ganesh kishte rënë në pus duke luajtur në fshatin Sikheri në Indi.

Ai ngeci në pjesën e poshtë të pusit dhe një ekip fshatarësh u bënë bashkë për të gërmuar gropën.

Djali i vogël arriti të dilte në mënyrë të sigurtë.

Prindërit e tij Ghan Shyam dhe Sangeeta Bai, po punonin në fushat aty pranë, kur ndodhi incidenti.

Nuk është e qartë nëse fëmija ka pësuar ndonjë lëndim serioz nga aksidenti. Një turmë e madhe njerëzish u mblodhën për të parë djalin tek shpëtohej dhe brohorisnin kur ai doli nga gropa.