I është përkeqësuar shëndeti, ja sa shpenzon Kim Jong për alkool dhe ushqim

622
Shëndeti i Kim Jong-un papritmas është përkeqësuar, sepse për një periudhë shumë të gjatë ka konsumuar një sasi të madhe të alkoolit dhe ushqimeve të yndyrshme.
Thuhet se ai nuk e kontrollon dot veten me mënyrën e të ushqyerit, ndërsa këtë gjë ai e bën që kur ka qenë adoleshent. Jozyrtarisht thuhet se Kim vetëm për alkool në vit shpenzon më shumë se 30 milion dollarë, dhe natyrisht pijet e tij të preferuara kushtojnë shumë shtrenjtë, dhe shpesh herë i dhuron edhe bashkëpunëtorëve të afërt.
Kim gjithashtu i adhuron cigaret franceze, ku çmimi i tyre për një kuti është 44 dollarë. Gjithashtu atij i pëlqejnë të gjitha llojet e mishit dhe djathërave, ndërsa konsumon edhe një sasi të madhe të sushi-t.
Mediat raportojnë se falë teprimit të ushqimit dhe alkoolit, Kim Jong-Un ka probleme shëndetësore, si tensioni i lartë dhe diabeti.
Sigal