I dërgoi foto policisë, arrstohet i kërkuari, sherifi: Faleminderit, na ndihmove

446
Përfundon arratisja e Donald Pugh, i quajtur me nofkën “Chip” një ditë pas publikimit të një selfie , cila u shpërnda në mbarë botën.
45-vjeçari, i kërkuar nga policia për disa vepra penale ndodhej prej disa kohësh në arratisje.
Vetëm ditën e djeshme, ai i kishte dërguar një foto të re policisë, sepse ajo e vjetra që shpërndanë ata nuk i pëlqente.
Lajmi i arrestimit u dha nga sherifi i Escambias, në Florida, i cili e falënderon për foton e “dërguar”.
“Ndoshta fotoja e re e shpërndarë, bëri që njerëzit të identifikonin më mirë, faleminderit për selfie-n”- shkruan sherifi në Facebook.
Sigal