I bëhet atentat shqiptarit, baba i dy fëmijëve

700
Sigal

Një 37 vjeçri shqiptar i është bërë atentat në Itali mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 në Quiliano a Zinola.

Fatmirësisht shqiptari me inicialet D.G ka arritur t’i shpëtojë plumbave që erdhën për t’i marrë atij jetën. Dy të shtëna janë kryer në momentin që shqiptari ka qenë duke ngarë automjetin e tij, por fatmirësisht asnjëra prej tyre nuk ka prekur trupin e qytetarit.

Ky i fundit ka pritur këtë të martë për të shkuar në polici dhe për të dhënë kallëzimin.

Shqiptari 37 vjeçar nuk ka precedentë të mëparshëm penal dhe jeton në lagjen Quiliano a Zinola i qetë më gruan dhe dy fëmijët e tij. Mbetet ende mister arsyeja se përse persona ende të paidentifikuar do të tentonin t’i merrnin jetën përmes atentatit.