Hyri të grabiste dhe u fsheh në hidrocentral, gjendet trupi i pajetë i shqiptarit në Itali

460
Pas afro dy muajsh, merr fund ankthi mbi fatin e shqiptarit të zhdukur në Itali. Sipas mediave vendase ujërat e kanalit në Gratacasolo, pranë Pisogne kanë nxjerrë trupin e pajetë shqiptarit Dorian Puja, 25 vjeç, i cili u zhduk pa gjurmë natën e 10 dhjetorit 2016.

25-vjecari u raportua i zhdukur pas sinjalizimit të bashkëpunëtorit të tij, i cili i tha familjes dhe policisë se shqiptari ishte përpjekur të grabiste në një banesë në Chiari, por pas sinjalizimit të pronarëve të banesës ai ishte përpjekur të fshihej pranë hidrocentralit në Gratacasolo, duke u futur në rrjedhën e kanalit. Bashkëpunëtori i tij pasi kërkoi dhe nuk e gjeti ju drejtua familjes së shqiptarit.

Pas afro dy muajsh policia ka mundur të gjejë trupin e pajetë të shqiptarit, i cili rezulton me precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje. Dyshohet se ai është mbytur në ujërt e kanalit. Ndërkohë familja e tij ka hapur dyert e mortit.
Sigal