Hyni brenda shtëpisë së një taksisti milioner

565
Një shtëpi e mahnitshme ka dalë në shitje për të paktën 3 milionë sterlina.

Shtëpia luksoze me shtatë dhoma gjumi i përket një taksisti milioner. Britaniku Glenn Armstrong ishte protagonist në programin “Milionerët sekretë”.
Armstrong e nisi duke shpërndarë me qira video-kaseta. Por biznesi i tij falimentoi dhe ai mbeti në pikë të hallit.
Për këtë arsye, britaniku nisi të punonte si shofer taksie për të mbajtur familjen. Por shumë shpejt ai nisi të përdorë këtë biznes për të marrë me qira akoma më shumë taksi.
Puna nisi të ecte mirë dhe ai nisi të blinte prona në vend. Biznes me pronat e patundshme dha fryte dhe tashmë shtëpia e tij luksoze ka zënë vend në media.
Pajisjet brenda saj janë ultra-luksoze. Bashkë me shtëpinë do blini edhe një sipërfaqe prej 1.6 hektarë tokë.


Sigal