Hyn në tregun maqedonas kartmonedha e Nënë Terezës

521
Sigal

Banka Popullore e Maqedonisë ka bërë me dije se në pas një muaji, do lëshojë në qarkullim monedhën me portretin e Nënë Terezës. Kjo do të ndodhë me rastin e shenjtërimit të saj në shtator të këtij viti. Në pjesën e pasme të monedhës është shfaqur portreti i Nënës Terezë dhe mbi të është shënuar emri i saj në shqip dhe maqedonisht. Kjo monedhë është emetuar për qëllime koleksionimi por, mund të kthehet në mjet ligjor për pagesa në Republikën e Maqedonisë.