Hungaria shqyrton vendosjen e ushtrisë në kufi

533
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë se do të vendosë forca të shtuara policore përgjatë kufirit jugor, pas datës 15 shtator, për të ndaluar fluksin e migrantëve. Në një konferencë për gazetarë, ai ka thënë se do të dërgojë edhe ushtrinë, nëse parlamenti miraton një propozim të qeverisë.“Nuk bëhet fjalë për 150,000 migrantë, që disa duan t’i ndajnë sipas kuotave. Nuk bëhet fjalë për 500,000, shifër që e përmend Brukseli. Bëhet fjalë për miliona, pastaj dhjetëra miliona, sepse ardhja e tyre nuk ka fund”, ka thënë Orban.
Sigal