Hungaria pezullon rregulloren e BE-së për azil

501
Hungaria ka thënë se ka pezulluar një rregullore që lejon vendet e Bashkimit Evropian të kthejnë azilkërkuesit në vendet që kanë hyrë fillimisht. Qeveria hungareze e ka marrë këtë vendim të martën, duke thënë se vendi është i mbingarkuar me migrantë të paligjshëm.
Zyrtarët thonë se mbi 60,000 njerëz kanë hyrë ilegalisht në Hungari këtë vit. Komisioni Evropian ka thënë se ka kërkuar sqarim të menjëhershëm nga Budapesti për këtë hap.
Rregullorja e Dublinit thotë se përgjegjësia për shqyrtimin e kërkesave të azilantëve qëndron te vendi i parë i BE-së, ku migrantët hyjnë. Nëse migranti udhëton në një vend të dytë të BE-së, ai mund të dërgohet te vendi fillestar.
Sigal