Hungaria gati të ndërtojë murin nëse emigrantët do të kalojnë kufirin e saj

47
Nëse emigrantët ndryshojnë itinerarin e tyre, duke kaluar nga Rumania në vend të Kroacisë, Hungaria është e gatshme të ndërtojë që nesër murin në kufirin me Rumaninë.
Deklarata vjen nga ministri i Jashtëm hungarez Peter Zijarto.
“Jemi gati, kemi përgatitur terrenin dhe punimet e nevojshme për ndërtimin e murit në kufirin me Rumaninë, nëse do të na duhet ta ndërtojmë, ne jemi gati që nesër dhe mund ta ndërtojmë brenda ditës.”
Szijjarto tha se autoritet hungareze po monitojnë çdo ditë fluksin e klandestinëve dhe ndryshimin e mundshëm të itinerarit, në mënyrë që të jenë gati nëse një skenar i tillë materializohet.
Sipas ministrit të Jashtëm hungarez, kufijtë jugorë të Europës janë ende të hapura për qindra e mijëra emigrantë që vijnë nga Lindja e Mesme dhe Afrika, gjë e cila sipas tij ka vënë në dyshim të ardhmen e Shengenit.
Ai tha se do të kërkojë krijimin e një forcë të përbashkët evropiane për të frenuar rrjedhjen e emigrantëve qe vijnë nga kufijtë detarë të greqisë. Zijarto tha se ka një plan B nësë Greqia refuzon, bashkëpunimin me Maqedoninë dhe Bullgarinë.
Kryeministri hungarez Viktor Orban u kritikua ashpër nga BE për ndërtimin e barrierave kufitare me Serbinë dhe Kroacinë, por ka marrë mbështetjen e popullit të tij për të mos lejuar hyrjen e klandestinëve në vend.