Hungaria dhe Sllovenia padi gjyqësore BE-së, për strehimin e emigrantëve

425
Hungaria dhe Sllovakia kanë paditur BE-në në Gjykatën Europiane të Drejtësisë në Luksemburg, duke kundërshtuar strehimin e 2.300 emigrantëve që ishte përcaktuar për të dy vendet. Kuotat u vendosën gjatë marrëveshjes së firmosur në muajin shtator nga liderët e Bashkimit Europian, sipas së cilës parashikohet që në total të rishpërndahen plot 160.000 emigrantë në vendet e kontinentit të vjetër. Azilkërkuesit duhet të zhvendosen nga Italia dhe Greqia brenda vitit 2016. Sipas planit, Sllovakia dhe Hungaria duhet që të merrnin përsipër plot 2.300 refugjatë, por duket se një vendim i tillë nuk do të pranohet prej tyre.

Lajmi për padinë e bërë u konfirmua edhe nga kryeministri hungarez, Viktor Orban, i cili tha se BE-ja po shkel një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare. “Hungaria do t’a apelojë vendimin e marrë nga Këshilli i Europës për strehimin e emigrantëve në territorin tonë. Ne e kundërshtojmë marrëveshjen e kuotave mandatore.” Ndërkohë, burime zyrtare pranë qeverisë slovake njoftuan gjithashtu për padinë e dorëzuar. Në Hungari, që prej urdhërit për ndërtimin e barrierave mbrojtëse kufitare nuk ka kaluar asnjë emigrant. Ndërkohë, zyrtarët e Bratislavës kanë bërë me dije se do të lejojnë që territori i tyre të përdoret si tranzit, por autoritetet nuk do të aprovojnë asnjë kërkesë për azil.
Sigal