Hungari, emigrantët në këmbë drejt Vjenës, mes 200 emigrantëve dhe gra e fëmijë

411
Teksa mundësia për të gjetur një zgjidhje për refugjatët e ikur nga vendet e luftës sa vjen dhe largohet, një grup prej tyre janë nisur sot nga Budapesti i Hungarisë në këmbë në drejtim të Vjenës. Drama e tyre duket se nuk ka të sosur pasi do t’ju duhen 240 km udhëtim për të mbërritur në destinacion. Mes tyre ka gra dhe fëmijë. Mediat e huaja raportojnë se rreth 200 emigrantë kanë zgjedhur të ecin në këmbë, ndërsa policia i shoqëron në drejtim të autostradës M1(Budapest-Viene).
Sigal