Humbja e kandidatit republikan në Alabamas, reagon Trump: E dija që s’do të fitonte!

558
Partia Republikane humbi zgjedhjet për Senatin në Alabama, pas 25 vjetësh, teksa kandidati demokrat Doug Jones arriti të marrë një rezultat historik. Ashtu siç ka bërë shpesh në kohët e fundit, edhe këtë herë Donald Trump u distancua nga kandidati humbës, Roy Moore, nëpërmjet një statusi në Twitter.
Trump shkruante se pavarësisht punës së madhe të bërë nga Moore, ai e dinte se kandidati republikan nuk do t’ia dilte të fitonte në Alabama, për shkak të problemeve të hershme.

Roy Moore ishte akuzuar për ngacmime seksuale më herët, çka besohet se solli edhe disfatën e tij, humbje që ngushtoi raportet në Senat, në 51-49, çka mund të sjellë komplikime në vendimmarrjen e presidentit Trump.
Sigal