Humbin jetën 8 klandestinë, pas mbytjes së një varke me klandestinë në ishullin Kos

475
Të paktën tetë klandestinë humbën jetën në Greqi, pasi varka me të cilën udhëtonin u përmbys në afërsi të brigjeve të ishullit Kos.
Lajmi është bërë i ditur nga roja bregdetare greke, e cila tha se varka ishte prej plastike dhe në bordin e saj kishte shumë më shumë njerëz se kapaciteti.
Kërkimet vijojnë ende nga grupet e posaçme pasi 5 të tjerë rezultojnë të humbur.
Nuk dihet ende kombësia e klandestinëve, por nëpërmjet Egjeut zakonisht vinë mijëra të ikur nga konflikti sirian dhe iriaken, të cilët më pas vijojnë rrugën drejt perëndimit të Europës nëpërmjet Greqisë, Maqedonisë, Serbisë, Kroacisë e me radhë.
Grupet e të drejtave të njeriut kanë shprehur shqetësimin për vështirësitë e udhëtimit të emigrantëve për shkak të uljes së temperaturave dhe kushtet në të cilat ata presin deri sa të kryejnë proçeduarat në kufijtë ballakanikë dhe europianë.
Deri tani në Europë kanë hyrë mbi 600 mijë refugjatë, teksa kriza duket se do të vijojë deri në stabilizimin e krizës në Lindjen e Mesme.
Sigal