Humbin jetën 10 persona gjatë përplasjes së avionit në Indi

473
Një avion i përmasa të vogla, është përplasur në aeroportin ndërkombëtarë të Indisë në Kryeqytetin Delhi, duke vrarë të dhjetë personat që ndodheshin në bord.
Mjeti fluturues i përkiste Forcave të Sigurisë Kufitare indiane dhe goditi një mur pranë aeoroportit në momentin e ngritjes nga pista.
Incidenti ndodhi në orën 9:50 minuta të mëngjesit, me orën lokale të Indisë, teksa acioni u përfshi menjëherë nga flakët.
Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë zjarrfikës dhe ambulance të shumta, por fatkeqësisht, për pasagjerët nuk mund të bëhej asgjë
Sigal