Humbi jetën në aksident, identifikohet shqiptari në Itali

134

Mediat italiane kanë bërë publik identitetin e 48-vjeçarit shqiptar, i cili humbi jetën mbrëmjen e së shtunës në një aksident rrugor.

Ai është identifikuar si Marc Andreu dhe siç u raportua dhe më parë jetonte në Fossano.

Shqiptari ishte në drejtimin e një automjeti ‘Fiat 500’ kur u përplas me një makinë tjetër ‘Mercedes-Benz A Class’ të drejtuar nga një grua. Në aksident u përfshi dhe një mjet i tretë tip ‘Citroen C3’.

48-vjeçari humbi jetën për shkak të plagëve të rënda. Tre persona të tjerë mbetën të plagosur jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e aksidentit janë të paqarta, ndërsa policia italiane vazhdon hetimet për zbardhjen e dinamikës.