Humbet kontaktet avioni i kompanisë kombëtare algjeriane

430
Sigal

Linja ajrore kombëtare e Algjerisë, “Air Algerie”, ka njoftuar humbjen e kontaktit me një prej avionëve të saj, që po fluturonte nga Burkina Faso. Kontaktet humbën rreth 50 minuta pas ngritjes së tij nga Ouagandougou, është cituar të ketë deklaruar linja ajrore për agjencinë shtetërore të lajmeve. Avioni i pasagjerëve, i parë për herë të fundit në orën 02:55, ishte drejtuar për në kryeqytetin algjerian, Algjer, bëri të ditur kompania. Fluturimi AH 5017 kishte 110 pasagjerë në bord dhe 6 anëtarë ekuipazhi, thanë zyrtarët. “Bazuar mbi respektimin e procedurave, ‘Air Algerie’ ka nisur implementimin e planit të emergjencës”, thanë zyrtarët e kompanisë, të cituar nga agjencia e lajmeve APS. Avioni zotërohet nga linja ajrore spanjolle “Swiftair”. Në deklaratën e saj në spanjisht, “Swiftair” tha se avioni ishte i tipit MD83 dhe nuk mundeshin të lidheshin me të. Aeroplani pritej të ulej rreth orës 05:10 me orën lokale. Fluturimi AH5017 e kryente udhëtimit Ouagadougou-Algjer për 4 herë në javë, raporton agjencia AFP.