Humb jetën babai i aktorit turk

518
Sigal

Ozcan Deniz pas lindjes së djalit të tij të parë “Kuzey”, ka patur disa momente të vështira pasi për fat të keq, i ati është ndarë nga jeta dy ditë më parë pa e fituar dot betejën me kancerin.

Ditën e diel, e gjithë familja e aktorit të njohur për rolin e Kahramanit ka përcjellë në banesën e fundit njeriun e dashur.

Mediat turke kanë ndarë disa imazhe nga ceremonia mortore e të ndjerit, ku duket aktori i shoqëruar nga bashkëshortja, familjarë dhe shumë miq të ngushtë.