Hulumtimi për gratë e Kosovës në ISIS

445
Nesër gazeta “Zëri” do të botoj hulumtimin ekskluziv gjashtë mujor të kryeredaktores së gazetës, Arbana Xharra rreth femrave kosovare të cilat iu kanë bashkëngjitur ISIS-it.
Hulumtimi do të tregoj se kush janë vajzat nga Kosova dhe se çfarë rruge ndjekin ato drejt Shtetit Islamik.
Poashtu do të mund të lexoni se kush janë rekrutuesit e femrave të reja në Kosovë.
Ndërkohë se cila është femra nga Mitrovica e cila udhëheq kampet e grave në ISIS dhe cili është prindi kosovarë i cili tregon për fëmijët e tij që të kërkonin bombardimin e kampit amerikan në Kosovë, Bondsteel poashtu mund ta lexoni në këtë hulumtim të detajuar.
Ndër të tjera hulumtimi përmban edhe fakte të cilat tregojnë se cili hoxhë së bashku me gruan e tij akuzohen se kanë radikalizuar femrën kosovare.
Hulumtimi përmban edhe detaje nga më të ndryshmet.
Sa prej femrave kosovare kanë marrë edhe fëmijët me vete? Kush është prindi që po kërkon ta kthejë vajzën e tij me dy nipërit nga Siria? Cili rajon kosovarë prinë për nga të rekrutuarit e ISIS-it? Pe nuk udhëtohet më përmes Sirisë përmes aeroportit të Prishtinës?
Më shumë fakte dhe foto ekskluzive mund të lexoni dhe shihni në hulumtimin i cili do të publikohet nesër në gazetën “Zëri”./Zeri/
Sigal