Hoxhaj: Pa njohjen e Kosovës, Serbia do t’ia bllokojë vetes integrimin në BE

463
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i është kundërpërgjigjur ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç. Përmes një postimi në “Twitter”, Hoxhaj ka shkruar se Daçiç në të kaluarën ka pretenduar që Kosova e pavarur nuk ekziston, por ai vetë ka nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit.

“Daçiç në të kaluarën ka pretenduar që Kosova e pavarur nuk ekziston, por ai vetë ka nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit. A mos është kjo gjuhë dykuptimshme para zgjedhjeve? Pa pranimin e Kosovës në OKB dhe njohjen e ndërsjellët, Serbia do t’ia bllokojë vetes integrimin në BE. Mjaft me gjuhë lajmesh, kemi nevojë për gjuhë të së vërtetës”, ka shkruar Hoxhaj.
Sigal