Horror në Kosovë/ Babai mbyt foshnjën e porsalindur dhe e hedh në përrua

522
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në komunën e Vitisë në Kosovë, ku një 32-vjeçar ka shkuar deri në marrëzi sa ka vrarë foshnjën e tij.
Xhezmi Kosumi, nga fshati Malinë, i cili gjendet në Karadakun e Shkupit në Maqedoni, 32 vjeç, gjatë marrjes në pyetje nga policia nuk ka pranuar që fëmija i porsalindur të jetë i tij. Burime policore pohojnë se fëmija ishte gjetur i pajetë në një përrua afër shtëpisë së Kosumit, ndërsa ai ka përfituar nga fakti se gruaja nuk ishte në shtëpi, ndërsa kjo e fundit ia kishte lënë atij për t’u kujdesur. Dyshohet se ai e ka mbytur dhe më pas e ka hedhur foshnjën, e cila u gjet e pajetë e mbuluar me një batanije në përrua.
Express shkruan se Xhezmi Kosumi ka katër fëmijë, dy djem me gruan e tij të parë, të cilët janë të rritur, dhe dy të tjerë me gruan Zejnije Sylejmani (një djalë të moshës 5-vjeçare dhe një vajzë të moshës 6-vjeçare). Ndërkaq, vëllai i Xhezmi Kosumit, Xhevat Kosumi ka thënë se gruaja e vëllait të tij, Zejnije Sylejmani “ka qenë me sëmundje mendore”. Sakaq, policia po heton lidhur me ngjarjen makabre.


Sigal