Horror natën e ndërrimit të viteve, adoleshenti vret prindërit dhe motrën (VIDEO)

569
Ka përfunduar në tragjedi nata e ndërrimit të viteve në një familje në Neë Jersey të Shteteve të Bashkuara. Një adoleshent i moshës 16 vjeçare ka vrarë me armë zjarri prindërit dhe motrën e tij në shtëpinë e tyre në Long Branch.
I riu vrau babanë dhe nënën e tij, Steven dhe Linda Kologi 44 dhe 42 vjeç dhe motrën e tij 18-vjeçare Brittany duke përdorur një pushkë.
Sipas autoriteteve, adoleshenti i cili u arrestua pas masakrës në familje, gjithashtu kishte vrarë një mike të familjes, 70 vjeçaren Mary Schultz, pak pas fillimit të vitit 2018.
Duket se gruaja jetonte pranë banesës së tyre. Policia gjeti armën e krimit, një pushkë gjysmë automatike, por nuk është e qartë nëse janë gjetur armë të tjera në shtëpi.
Sigal