“Hoqi dorë nga feja”, terroristi i ISIS ekzekuton nënën e tij

472
Terroristi i ISIS, Ali Saqr al-Qasem ekzekutoi nënën e tij me një plumb pas koke, pasi e akuzonte për braktisje të fesë.
Lajmi u bë i ditur nga aktivistët e grupit “Raqqa po e thyen heshtjen”, të cilët thonë se xhihadisti 20-vjeçar e qëlloi nënën e tij Lena, 45-vjeç, para një turme të madhe njerëzish.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut bën të ditur se Lena al-Qasem akuzohet se kishte nxitur djalin e saj që të braktiste Shtetin Islamik dhe të iknin së bashku nga Raqqa. Terroristi 20-vjeçar u kishte treguar shefave të tij për qëllimet e nënës, dhe ata kishin urdhëruar vrasjen e saj.
Ali Saqr al-Qasem nuk nguroi të qëllonte nënën e tij me një plumb pas koke, përpara zyrës së Postës së Raqqa, ku 45-vjeçarja kishte punuar më parë.
Sigal