Hollande u jep medaljen “Legjioni i nderit”, katër heronjëve të trenit

499
Tre shtetasit amerikanë dhe një britanik, të cilët bënë të mundur shmangien e një sulmi të dyshuar terrorist ndaj një treni në Paris, janë nderuar me medaljen e Legjionit të nderit, dhënë nga vetë presidenti i Francës, Fransua Hollande. Shefi i Elizesë vlerësoi maksimalisht veprimin e amerikanëve Spences Stone, Alek Skarlatos, Anthony Sadler dhe britanikut Chris Norman, në një ceremoni të së hënës në pallatin presidencial. Presidenti Hollande iu vendosi medaljet në gjoks 4 pasagjerëve heronj. “Jemi këtu për të nderuar 4 persona, të cilët falë guximit dhe zotësisë së tyre arritën të shpëtonin jetë njerëzish. Në emër të Francës, do të doja t’iu falënderoja të gjithëve. E gjithë bota iu admiron për këtë që keni bërë dhe diçka e tillë duhet të jetë shembull për të gjithë ne të tjerët. Ju rrezikuat jetët tuaja për të ndihmuar lirinë e disa të tjerëve. “Legjioni i Nderit” është një medalje vlerësuese e themeluar prej Napoleon Bonapartit në 1802. Vlerësimi është i ndarë në 5 kategori, ndërsa pasagjerët do të marrin atë të “kavalierit”, kategoria më e zakonshme.
Sigal