Hollande-Merkelit: Gjermania mund të angazhohet më shumë kundër ISIS

475
“Unë shpresoj se Gjermania mund të angazhohet më shumë kundër ISIS”. Kështu ka deklaruar Presidenti francez Francois Hollande gjatë takimit në Paris me kancelaren gjermane, Angela Merkel. “Të enjten unë do t’i them presidentit rus, Vladimir Putin se është shteti islamik, ai kundër të cilit ne duhet të luftojmë”, shtoi ai. “Asnjë vend, – theksoi Hollande – nuk është i mbrojtur nga ndonjë akt i Kalifatit”.

“Do të jemi më të fortë se terrori. Nuk mund ta mposhtim ISIS vetëm me ca fjalë”, tha nga ana e saj kancelarja gjermane, e cila bashke me Presidentin Hollande zhvilloi homazhe për viktimat e sulmeve të 13 nëntorit në Paris.
Sigal