Hollande: Kështu e binda Merkel-in!

2799
Sigal

Që nga dita kur erdhi në detyrë dhe deri sot, ja se si kanë kaluar 57 ditët e presidentit francez

Tanimë ai lëviz lirshëm në dhomën e tij në Elize, të cilën e ka njohur edhe më parë… Është vet ai që ka treguar në shtyp se ditët e para e ka pasur të vështirë të ambientohej në presidencën e tij fituar me “konsensus” të votës së marrë nga francezët, që gjithsesi ishin më të shumtë se ata që i ridhanë votë të ikurit me nder Sarkozy. Ndërsa Hollande, që mori fitoren paraprake nga komisioni, i cili e shpalli menjëherë, pas votës së fundit të numëruar (kishte duzinë me fletë të parregullta) Hollande përshëndeti francezët që e kishin votuar dhe ata që nuk e kishin votuar, kurse Sarkozy anuloi manifestimin dhe mori në telefon pasardhësin duke i uruar fitoren pa kërkuar rinumërim “ballkanik”, si quhet tashmë mospranimi, pas votës së fundit kur del rezultati… Dhe iku duke bërë të nesërmen vrapin e mëngjesit (me pantallona të shkurtra dhe në krah një shok të fëmijërisë) kodrave të qytetit, ku dhe u fotografua Sarkozy. Hollande mbërriti dhe e nisi punën duke riorganizuar zyrat. Në fillim ka urdhëruar të hiqej kolltuku ku rrinte Francois Mitterrand kur priste një vizitor. Aty ka vendosur tavolinë pune për të pritur bashkëpunëtorët. Lëvizjet e tavolinave, karrigeve, kolltukëve, banalizojnë pak vendin, por janë në të vërtet në shërbim kualitativ të punës së presidentit, që nuk ka kontestim nga francezët, dhe pse gazetarët nxitën të humburën në legjislativet, nacionalisten Le Pen të rikontrollojë me sytë e saj grushtin prej 180 votash, që e rrëzoi duke kaluar mandati tek një socialiste e panjohur (kishte dhe disa dhjetëra të pavlefshme që i pa me sy të saj, pas ankesës që bëri) Presidenca nuk pësoi të tjera ndryshime, as ne punonjësit, që kanë kompetenca ligjore dhe profesionale. Qetësi. Distancë. Vetmi. Gazetari Denis Jeambar tregon në një shkrim të tij shqetësimin e Hollande për vendndodhjen e re. “Duhet kohë të ambientohem në një post të tillë. Është vështirë ta personalizosh. Kur kam qenë këshilltar i Francois Mitterrand, më 1981-1982, Jacques Atali, na thërriste në dhomën përkrah. Shikoja këtë portë misterioze që e kam kaluar vetëm katër a pesë herë. Jacques Chirak (Zhak Shirak), nga ana e tij më ka ftuar në raste të ndryshme, kur isha sekretar i përgjithshëm i Partisë Socialiste, dhe Nikolas Sarkozy gjithashtu, për herë të fundit më 2008, për ndërhyrjet në Kushtetutë”. Askush nga paraardhësit e tij nuk i ka shpëtuar të këqijave të pallatit, që izolon presidentin. Muret, edhe kur i vështron të duket se janë krijuar apostafat për të fabrikuar thashetheme intriga, rivalitetet trupit. Kalo, aty, në të bie rasti, si mua, të bindesh. Po le të kthehemi tek Hollande dhe shtypit që i ka lëshuar intervistë, e që e analizojmë edhe ne, për gazetën”Telegraf” në Shqipëri, ku presidenti pa konsensus,”de facto”, kjo do hyjë në Presidencë me votë të qeverisësit të kontestuar në votë fuqishëm nga opozita, por dhe ndërkombëtarët… Sali Berisha, Ilir Meta, Idrizi e ndonjë tjetër “de jure”, duke thyer edhe ç’kishin shkruar e pohuar ndërkombëtarëve për konsensusin (që do jepnin e që ishte kusht për integrim) para afatit final vetzgjodhën presidentin… Sarkozy që iku dhe Hollande që erdhi ne Francë janë tjetër. Natyrisht, tjetër! Dhe ja Hollande: “Duke u ulur këtu, dija dy gjëra, që më janë konfirmuar nga faktet. Mbi të gjitha raportet ndërkombëtare të thithin. Në sensin e mirë të fjalës. Të ngrenë. E dija që më priste një hapësirë e vështirë me jashtë, por nuk e imagjinoja, sa mund të më absorbonin këto gjëra. Janë spostimet, por dhe vizitat e frekuentueshme, shumë mbledhje, shumë telefonata me kryetarë shtetesh dhe qeverish, pa numëruar video- konferencat. Koha më e madhe e presidentit francez kalon duke u impenjuar në frontin evropian dhe ndërkombëtar. Në përfundim fitohet prestigji, por kjo ngritje krijon distancë dhe mund te krijojë pakënaqësi tek qytetarët, një ndjenjë largësie, për të mos thënë braktisje. Pastaj është për të thënë që Elize transmeton një sens fals të qetësisë. Matignon (vendi i qeverise) është një koshere bletësh. Këtu koha është e kontrolluar. Veprimtaria është e pandalshme, por të parën përgjigje nuk ja jep presidentit”. Këto janë tashme të thënat e tij të shkruara në Francë, por edhe në italianen “La repubblica”. Nuk është njoftuar ndonjë lidhje e drejtpërdrejtë e Hollande me Shqipërinë, ndërsa dihet revoltimi i Sarkozy për vrasjen e protestuesve të pafajshëm më 21 janar nga shteti i Berishës, mundet shumë, me urdhër të tij!..

Hollande ka marrë në këto 55 ditë president i Francës rolin primar në vizionin e ri edhe të Europes. Është tashmë aktori i parë i kohës së re. E ka vlerësuar maksimalisht, sipas sondazheve vet Franca që zgjedhjen e tij e mirëpriti gjithsesi bashkuar,”lojë e merituar e fitueseve socialistë që tashmë duhet të bëjnë më të mirën, për të gjithë francezet,” shkruan “Le Monde”. Hollande këtë e di mirë. Edhe për francezët ai ka folur në G8, G20, pa u impresionuar nga sapozgjedhja. Por, francezët tashmë nuk janë më vetëm vetvetja. Janë pjesë konsoliduese e BE. Ndaj Hollande përcjell anasjelltas idetë dhe veprimet e tij të reja në BE dhe Francë. Si në Francë, që nuk i pëlqejnë shumë gjera e duhen ndryshuar për mirë, edhe në BE, jemi më keq, tregon bindshëm ai. “Ajo që nuk më ka pëlqyer më shumë,- tregon për shtypin- ka qenë tek shikoja se si paraqitej e zvogëluar Europa në këto takime. Perceptohej që Kina dhe India tek bënin interpelancat e tyre, të shpreheshin mbi një situatë që e gjenin të rrezikshme dhe në përkeqësim.”Dhe më tej flet për Barak Obamën: “Është shumë i përgatitur, shumë i informuar. Por, mbi të gjitha, është një amerikan, jashtëzakonisht i ndërgjegjshëm mbi forcën e SHBA-së. Ka dhënë një ndihmë të fuqishme sepse do një Europë në zhvillim, për të rilëshuar zhvillimin ekonomik dhe sidomos industrinë dhe e bën këtë për të rilëshuar aktivitetin ekonomik edhe në vendin e tij. Shtypi nuk mungon ta pyes edhe për Merkel. Ai përgjigjet: “Kam kuptuar shpejtë personalitetin e saj. E fortë. Por, jo me tortën. Dihet çfarë do dhe është e predispozuar të bëjë kompromise, edhe duke qëndruar këmbëngulëse në pozicionet e saj. Krejt kundër çfarë është thënë, raportet tona janë të mira. Qartësisht, nga ana ime, kam dashur të zgjerojmë raportet e forcës. E bëra me Obamën në G8, duke e bërë mirë, për të mos u izoluar kurrë Gjermania. E bëra përsëri në mbledhjen e Brukselit më 28-29 korrik. Anxhela Merkel ka zhvilluar një rol të çmueshëm. Ka kuptuar se duhej bërë një hap përpara në konfront me Italinë dhe Spanjën, që përdorën dobësinë e tyre si forcë. Unë e kuptova menjëherë se duhej të dilnim urgjentisht nga debatet e të 27-ve. Është e pafund dhe orët e para nuk janë kurrë përafruar me ato që besojnë komentatorët. Esencialja erdhi mbrapa. Pash që Monti dhe Rajoy donin të bllokonin gjithçka dhe që nevojitej të ktheheshim tek 17-ta e eurozones”. Kjo ka qenë gjithçka dhe Hollande është treguar fleksibël dhe konkludues. Zona Euro arriti të bëjë një hap përpara. Me nxitim, por me qartësi është arritur të përqendrohen ve re shtypi mbi zhvillimin, Bashkimin bankar dhe rolin e BQE (Banka Qendrore Europiane), rimbursimin e borxhit publik. Rezultat maksimal në minimumin e kohës. Hollande në një ditë të kthjellët. Një metodë kjo që, do të shihet vepër në ditët e ardhme. Nëse fjalët “Rigore”dhe “Asterity” janë braktisur nga e folura e qeverise franceze, askush nuk dyshon tek presidenti që e bën për t’u hedhur pak vaj lubrifikues francezeve… Nuk mund t’i drejtohesh kurrë vendit për ta bërë që të derdhi gjak dhe lot… si diskutimi politik i Zhan-Mark Ayrault apo ajo qe shpalli kryeministri grek. Ndjenjat personale, tek presidenti, duket mirë kanë kaluar në plan të dytë edhe pse janë në të tashme. Kjo është parë edhe në Tweeter kur, më 12 qershor, shoqja e tij, në mbështetje të disidentit socialist O. Falorni i kundërvihet Segolene Reyal në balotazh të zgjedhjeve legjislative. Kryetari i shtetit në këtë rast ka zgjedhur heshtjen. Një heshtje politike në metodën e tij, për të dhënë paqe, ndodhur në mes të problemit të rëndë. Duke pritur vëmendshëm ofertën dhe pyetjen dhe për t’u treguar i gatshëm për takim kur nevojitet të merret një vendim. Ai ka lejuar gjithçka të shkojë përpara, pavarësisht komenteve të ashpra, pa i kërkuar askujt të heshtet. Në publik asnjë fjalë nuk erdhi nga Elize, edhe pse patì konglomerat të thënash.”Çdonjëri në punë të vet”, ishte mesazhi. “Është një shembull i përsosmërisë së talentit të tij politik”, nënvizon Jean-Christopeh Cambadelis, eksponent i lartë i partisë së presidentit. Vërtet një politikan që të bën të besosh dhe të mëson të ecësh drejt demokracisë. Të paktën këto 57 ditë këtë kanë treguar!

-Është ngjitur në Elize më 15 maj, pas fitores së pritshme ndaj Sarkozy

 -Takimet e Hollande:G8,G20 dhe mbledhja e BE. Takimi i tij i parë me Merkel është vonuar nga një rrufe që goditi avionin e tij presidencial.

 -Grindjet në familje janë shtuar. Kanë shpërthyer nga një polemikë në Twiter në vigjilje të zgjedhjeve legjislative ku shoqja e tij Valerie Trierweiler ka sulmuar kundër ish gruas së tij Segolene Royal. 4 fëmijët e tij janë ende të zëmëruar.

 -33 miliard është shifra, që Franca duhet të rikuperojë gjer në vitin 2013, për të rihyrë në parametrat evropianë. Hollande tashmë ka propozuar të taksojë më të pasurit (me një maksimale gjer në 75 për qind nga ku do të përfitojë më shumë se 1 miliard euro) si dhe do shkurtojë shpenzimet.