Hollande kërkon një zgjatje me tre muaj të gjendjes së jashtëzakonshme

465
Presidenti francez, François Hollande, do t’i kërkojë Parlamentit një zgjatje me tre muaj, përtej 26 shkurtit, të gjendjes së jashtëzakonshme pas atentateve të nëntorit në Paris, raportoi sot kryetari i Partisë Komuniste Franceze (PCF).

“Presidenti na konfirmoi se shumë tekste do të prezantohen më 3 shkurt në Këshillin e Ministrave, mes të cilave edhe zgjatja me tre muaj e gjendjes së jashtëzakonshme”, deklaroi sekretari kombëtar i PCF-së, Pierre Laurent, në përfundim të një mbledhje në Elysée me kryetarin e shtetit.

Sigal

Nga ana tjetër, kryeministri francez, Manuel Valls, deklaroi për BBC-në se “Franca duhet të përdorë të gjitha mjetet përballë terroristëve, deri sa t’i jepet fund me grupin Shteti Islamik”. Deklarata këto të interpretuara si një vullnet për të mbajtur gjendjen e jashtëzakonshme për disa vite.