Hollande ka një thirrje për Putinin

444
Presidenti francez François Hollande i kërkoi Rusisë të bashkohet me fuqitë botërore në krijimin e një koalicion të madh për të mposhtur militantët e Shtetit Islamik të cilët jo vetëm që sulmuan Parisin dy javë më parë, por kontrollojnë zona të mëdha të Irakut dhe Sirisë. Presidenti Hollande, i cili ka ndërmarrë një ofensivë diplomatike për të ndërtuar një forcë të madhe kundër grupit militant islamik, u takua të enjten me presidentin rus Vladimir Putin për të diskutuar mbi një koordinim më të ngushtë në luftën kundër armikut të përbashkët dhe në kërkim të një zgjidhjeje politike në Siri.

Franca dhe Rusia janë përballur me sulme terroriste. Grupi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmet e 13 nëntorit në Paris, ku u vranë 130 vetë dhe u plagosën më shumë se 300 si dhe përgjegjësinë për rrëzimin më 31 tetor të një avioni rus mbi Gadishullin Sinai të Egjiptit, ku humbën jetën të 224 njerëzit në bord. “Armiku ynë është Daesh, Shteti Islamik, ai ka territor, një ushtri dhe burime, prandaj ne duhet të krijojmë një koalicion të madh për të goditur këta terroristë”, tha Hollande në fjalimin televiziv që mbajti në prag të bisedimeve dypalëshe në Kremlin.
Sigal