Holandë/ Trafikuan mbi 1 ton kokainë, dënohet shqiptari në Roterdam

149

Gjykata e Roterdamit në Holandë dënoi nga 5 deri në 7 vjet burg 7 të dyshuar si të përfshirë në një mega-transport kokaine.

Ata kishin mundur të fshihnin mes peshqeve të ngrirë, në një kontenier, që ishte nisur nga Ekuadori në drejtim të Holandës, korrikun e 2018-ës, raporton Syri.net.

Mes të arrestuarve është edhe një shtetas shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ndërsa mes grupit nuk mungon as edhe një amerikan.

Vlera e kokainës, nëse do të dilte në treg, do të ishte rreth 22 milion euro.

Përfshirja e shqiptarëve në tregun e drogërave të forta, është shndërruar në një problem serioz për autoritetet shqiptare.