Holandë/ Defekti në dy vinça shkakton shembjen e disa ndërtesave, 20 të plagosur

450
Dy vinça të cilat po rregullonin një urë në një qytet në perëndim të Holandës kanë shkaktuar shembjen e saj dhe si pasojë janë shkatërruar edhe disa ndërtesa. Skuadrat e shpëtimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për t’i ardhur në ndihmë personave të prekur nga ky incident. Nuk dihet ende sesa persona mund të jenë zënën nën rrënoja, ka njoftuar bashkia e qytetit. Megjithatë, mediat njoftojnë se bëhet fjalë për 20 të plagosur. Ura në fjalë po rikonstruktohej, por jo vetëm që nuk arriti të rikonstruktohej por u shemb e tëra.
Sigal