Holandë, aksidentohet sulmuesi i njohur i Manchester City

497
Sulmuesi 29-vjeçar argjentinas i Manchester Cityt, Sergio Aguero është përfshirë në një aksident rrugor.

Mediat raportojnë se makina me të cilin udhëtonte Aguero është përplasur në Holandë, ku Aguero ishte prezent në një koncert nga këngëtari kolumbian Maluma.

Argjentinasi ishte duke udhëtuar me një taksi në aeroport kur ndodhi aksidenti. 

Nga aksidenti raportohet se Sergio Aguero ka thyer brinjët. 

Ndërkohë Aguero pritet të kthehet në Manchester të premten dhe do të shqyrtohet nga ekipi mjekësor i qytetit para se të luajë në Premier League në ndeshjen e radhës ditën e shtunë. 

Ndërkohë disa media në Argjentinë raportojnë se sulmuesi pritet të jetë jashtë fushës për dy muaj.


Sigal