Holanda ofron ndihmë për krizën e migrantëve në Evropë

568
Zyrtarë të qeverisë së Holandës thonë se po i përgjigjen krizës së migrantëve dhe vendi i ka ofruar edhe 35 punonjës agjencisë kufitare të Bashkimit Evropian, Frontex. Sekretari i Shtetit për Drejtësi, Klaas Dijkhoff ka thënë të mërkurën se qeveria holandeze ka ofruar kohët e fundit përkthyes, policinë ushtarake dhe policinë detare, për të ndihmuar dhe të trajtuar valën e migrantëve në Evropë.

Në një deklaratë me shkrim të lëshuar pas takimit me ministrin e brendshëm gjerman Thomas de Maiziere në Berlin, Dijkhoff e ka quajtur valën e migrantëve si “testi më i madh i bashkëpunimit evropian në historinë e kohëve të fundit” dhe një “problem të përbashkët që duhet zgjidhur së bashku.” Kreu i agjencisë për kufijtë evropianë “Frontex” Fabrice Leger, në një intervistë për gazetën gjermane Bild ka thënë se rreth 800 mijë emigrantë dhe refugjatë kanë hyrë në BE ilegalisht deri tani që nga fillimi i vitit.
Sigal