Holanda ndalon shitjen e makinave me djegie të brendshme nga viti 2030

642
Qeveria e Holandës planifikon të ndalojë shitjen e makinave të reja me benzinë dhe naftë prej vitit 2030, për të zvogëluar emetimin e dioksidit të karbonit në këtë vend.
Autoritetet në Holandë dëshirojnë që në vitin 2030 të arrijnë që emetimi CO2 të ulet për 49% në krahasim me nivelin e vitit 1990 dhe besojnë që ndalimi i shitjes së makinave me djegie të brendshme të kontribuojë që ky objektiv të realizohet, shkruan tg.
Në vitet e ardhshme pritet që veturat elektrike gradualisht të zëvendësojnë ato me benzinë dhe dizel.
Sigal