Hoffman: Gjermania do hapë tregun e punës për Ballkanin Perëndimor

457
Është publikuar sot në ambientet e Qendrës Rinore të Tiranës, FES studimi “Rinia Shqiptare 2015”. Duke folur për rininë dhe të ardhmen e Ballkanit, ambasadori gjerman Helmut Hoffman, inkurajoi të rinjtë shqiptarë të vijojnë të dëshirojnë BE, por ai i këshilloi të mos bëhen pjesë e emigrimit ekonomik.
“Apeli im është që të vazhdoni të mbani zgjuar interesin tuaj për BE. 87 për qind e të rinjve janë pro BE. Një pikë tjetër e këtij raporti është dëshira e të rinjve për tu larguar nga vendi dhe kjo është shpjegim për lëvizjet e fundit në drejtim të Gjermanisë. Kjo është lëvizje shqetësuese. Thirrja ime është mos lini vendin tuaj, sepse s’ka emigrantë ekonomikë, të gjithë ata që kanë shkuar do të kthehen. Gjermania është duke i hapur tregjet apo mundësitë për punësim të ligjshëm dhe tregun e saj të punës, por kjo është një mundësi në të cilën nuk mund të keni akses nëse kaloni përmes procedurës së azilkërkimit. Hoffman premtoi se Gjermani do hapë tregun e punës për vendet e Ballkanit Perëndimor, por kjo nuk mund të funksionojë përmes azilkërkimit.
Sigal