Hodhi veten në erë në Bataclan, identifikohet terroristi i tretë

458
Policia franceze ka identifikuar terroristin e tretë i cili hodhi veten në erë gjatë sulmit në teatrin e Koncerteve Bataclan.
Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, bëhet fjalë për 23 vjecarin Fouad Mohamed-Aggad, i cili vinte jetonte në Strasburg. Ai kishte udhëtuar në vitin 2013 në Siri dhe mendohet se është kthyer në Europë për të ekzekutuar sulmin e dirigjuar nga Abdelhamid Abaoud.
Në Bataclan humbën jetën 90 persona, nga 129 viktima në total. Dy personat e tjerë që qëlluan në këtë teatër ishin Omar Islail Mostefai 29 vjec dhe Sami Amimour, 28 vjec.
Sigal