Hodhën gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, urdhër-arreste për deputetët ‘rebelë’

524
Prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore të Prishtinës ka dhënë urdhër për deputetët që akuzohen se kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Ndërkohë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka bërë të ditur se edhe Kryesia ka marrë vendim për përjashtimin e pesë deputetëve të Kosovës. Bëhet fjalë për deputetët; Xhelal Sfeçla, Fitore Pacolli, Drita Millaku, Salih Zyba, Liburn Aliu. Të njëjtit gjuajtën dy herë radhazi gaz lotsjellës në momentin kur pritej të dilte në votim Marrëveshja.
Kjo është bërë e ditur për Telegrafin nga Ekrem Lutfiu, zëdhënës i Prokurorisë së Kosovës. Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë dy herë seancën e Kuvendit në të cilën parashihej që të votohej marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi. Kjo ka ardhur pasi që deputetë të Vetëvendosjes kanë hedhur gaz lotsjellës.
Sigal