Hjuston: Shpërthim në impiantin me lëndë kimike

494
Dy shpërthime tronditën sot herën në mëngjes një impiant me lëndë kimike në zonën e Hjustonit, i cili kishte humbur energjinë elektrike si pasojë e përmbytjeve.
Zyrtarët thanë se një polic që kishte shkuar në vendin e ngjarjes u dërgua në spital.
Një zëdhënëse e impantit njoftoi të mërkurën vonë se objekti i përmbytur kishte mbetur pa energji elektrike duke nxjerrë jashtë funksionit sistemin e ftohjes për kimikatet. Rritja e temperaturës e bëri të pashmangshëm shpërthimin.
Pasi fabrika mbeti pa energji, autoritetet bënë evakuimin e të gjithë banorëve që jetonin në një rreze prej 2.4 km larg tij.
Impianti Arkema prodhon perokside organike, përbërës kimikë që përdoren për të prodhuar një shumëllojshmëri produktesh përfshirë ato farmaceutike dhe materiale ndërtimi.
Sigal