Historitë e 10 luftërave më të mëdha fetare

Dikur është bërë një deklaratë që “feja ka qenë shkaku i luftërave më kryesore në botë” (Armstrong). Megjithatë jo të gjitha janë konsideruar Luftëra të Shenjta. Nga një listë prej 1763 luftërash, vetëm 123 janë klasifikuar si luftëra me kauza fetare, duke llogaritur 7% të të gjitha luftërave dhe 2% të njerëzve të vrarë në këto beteja. Këto luftëra fetare kanë të përbashkët tre karakteristika: 1 – u bënë për të mbrojtur fenë nga armiqtë, 2 – u bënë për të siguruar konformitetin fetar dhe ndëshkuar deviancat, 3 – u bënë nën drejtimin e liderëve fetarë karizmatikë. Këto janë 10 luftërat më të mëdha fetare në historinë e njerëzimi nga kohët antike e deri më sot:

1- Megiddo, 1468 para lindjes së Krishtit

Lufta e Megiddo-s mes faraonit egjiptian Thutmose III dhe Mbretit të Kadeshit ishte lufta e parë humane e regjistruar në histori. Feja ishte arsyeja kryesore, me Thutmose-n që e shihte veten jo vetëm si kreu i shtetit egjiptian por edhe si prifti më i madh i historisë. Faraoni shihej edhe si mishërim fizik i zotave, dhe Thumose identifikohej me zotin Amun Re, që ishte Zoti i Diellit dhe hyjnia më e fuqishme egjiptiane. Thumose III njihet si ndërtuesi i Perandorisë Egjiptiane. Në vitin e tij të dytë si Faraoni e çoi ushtrinë e tij në Gaza (Palestina e sotme) për të takuar Mbretin e Kadeshit që kontrollonte pjesën më të madhe të Sirisë dhe një pjesë të Palestinës që kishte si qëllim zgjerimin në jug dhe dobësimin e Egjiptit. Megido ishte një pikë strategjike dhe një qytet i mirë-fortifikuar. Thutmose e kapi të papërgatitur kundërshtarin e tij dhe arriti një fitore dërrmuese. Kjo ishte e rëndësishme për Egjiptin dhe e bëri atë një fuqi dominuese në Lindjen e Mesme të lashtë dhe hodhi themelet e Perandorisë së Madhe Egjiptiane.

2- Jericho dhe Ai, 1200 para lindjes së Krishtit

fall-of-jerichoNe e dimë prej Biblës që Joshua udhëhoqi hebrenjtë, ose izraelitët në tokën e tyre të premtuar. Paraardhësi i tij, Moisiu, i kishte nxjerrë njerëzit nga skllavëria në Egjipt por nuk hyri në Kanaan (Toka e Premtuar). Izraelitët ishin të ndaluar nga Zoti për t’u përzier me banorët e Kanaan, dhe mënyra e vetme që mund të mbijetonin ishte të pushtonin njerëzit që jetonin aty.

Sipas Biblës, Zoti urdhëroi Joshuan dhe izraelitët për të marrë qytetin e Jericho-s, i cili ishte i rrethuar nga një mur masiv, dhe caktoi prishjen e tij. Njerëzit marshonin rreth mureve një herë në ditë për 6 ditë, dhe në ditën e 7 ata rrethuan qytetin. Toka filloi të shkundej, dhe tingulli i saj dëgjohej gjithmonë e më shumë. Zhurma rritej teksa gurët e tullat rrëzoheshin nga muri. Të çara të mëdha u shkaktuan derisa gurët e mëdhenj filluan të rrokulliseshin poshtë shpatit.

Izraelitët nxituan brenda në qytet e vranë këdo që u doli para. Joshua kishte urdhëruar njerëzit e tij të shfarosnin të gjithë popullsinë e Jericho-s. I nxitur nga suksesi i tij në qytetin e Jericho-s, Joshua marshoi izraelitët drejt qytetit Ai, ku organizoi një pritë të suksesshme, pushtoi qytetin dhe e dogji atë. Të 12 mijë banorët e qytetit Ai u vunë në shpatë, mbreti u var dhe qyteti u shkatërrua.

3- Maccabees, 167 para lindjes së Krishtit

Pas vdekjes së Aleksandrit të Madh në vitin 323 para lindjes së Krishtit, Perandoritë Greke dhe Egjiptiane Maccabeesdonin të merrnin kontrollin e Tokës së Shenjtë. Grekët e donin për vlerën e pasur agrikulturore. Të udhëhequr nga Antiochus IV, ata fituan betejën dhe për momentin kontrolluan rajonin. Grekët insistuan në shkrirjen e kulturave dhe helenizimin e saj, duke e zëvendësuar atë hebraike me kulturën greke. Kërkonin të fshinin çdo fe hebre. Çuan njerëz në çdo fshat që të siguroheshin se sundonte ligji grek. Në vitin 167 para erës sonë, grekët u përpoqën të detyronin priftin me emrin Mattathias të ofronin një derr në altarin pagan, por Mattathias e vrau atë. Antiochus bëri thirrje për reprezalje kundër hebrejve, por Mattathias dhe 5 djemtë e tij udhëhoqën hebrenjtë në rebelim. Ata që ndoqën priftin u quajt Maccabees, nga fjala hebreje “çekiç”. Një nga djemtë, Judah dhe ushtria e tij i bënë ballë grekëve në male. Edhe pse jo të mirë-trajnuar, ata arritën të korrin fitore kundër ushtrisë së armatosur greke. Judah korri përsëri fitore të tjera derisa mori në kontroll vendin. Ai hoqi altarët paganë dhe stolitë nga tempujt.

4- Ura Milvian, viti 312

Në fund të shekullit të 2 dhe në fillim të shekullit të 3, Perandoria Romake e gjeti veten të copëtuar. Në vitin Ura Milvian305, Perandori Diokleciani u dorëhoq së bashku me Maksimianin dhe emëroi dy pasardhësit e tij, Valerius Maksentius dhe Konstandinin. Duke qenë se Maksentius ishte xheloz se Konstandinin udhëhiqte gjysmën perëndimore të Perandorisë, ai thuri komplote të shumta kundër këtij të fundit. Në vitin 311, Maksentius vendosi të përgatiste përmbysjen e Konstandinit që ta sundonte gjysmën tjetër të perandorisë i vetëm. Duke mësuar për planin, Konstandini sulmoi i pari me 100 mijë trupa në veri të Italisë ku doli i fituar. Ndërsa afrohej në Romë, Konstandini ngeli me 50 mijë trupa ndërsa Maksentius me 75 mijë. Maksentius ndoqi zotat e vjetër romakë. Përpara se të përballej me ushtrinë e Konstandini në Urën Milvian, ai u konsultua me disa koleksione profecish të marra nga një orakull grek. Ai besonte se orakujt thanë se do të ishte kampion e se Konstandini do të mundej tërësisht. Por edhe Konstandini kishte parë një vizion me shkronja latine që i siguronin fitoren. Të nesërmen ai dëgjoi një zë që e udhëzoi atë të vendoste mbi mburoja kryqin, simbolin e Krishtit. Edhe pse të paktë në numër, forcat e Konstandinit i mundën ushtarët e Maksentiusit. Ura Milvian ishte aq e mbushur me njerëz saqë ushtarët e Maksentius u përpoqën ta kalonin me not lumin, por mburojat e rënda bënë që ata të mbyteshin, bashkë me komandantin e tyre. Kjo bëri që Konstandini të ishte sunduesi i vetëm i Perandorisë Romake Perëndimore.

5- Kryqëzatat, 1095-1588

Një kryqëzatë ishte një ekspeditë ushtarake e sponsorizuar dhe e bekuar nga papa kundër armiqve të besimit të krishterë. Termi u bë sinonim me përpjekjet e Kishës Katolike Roamke për të liruar Jeruzalemin nga kontrolli mysliman, por më pas u përhap në Europën Qëndrore e Lindore dhe përfundoi me rënien e armatës kryqezatatspanjolle kundër forcave protestante të udhëhequra nga Mbretëresha Elizabeta I në vitin 1588. Kryqëzatat filluan zyrtarisht më 8 nëntor 1095 me një dekret të lëshuar në këshillin e Kishës Katolike në Francë. Një fjalim i papës në këto konferencë bëri që në atë moment të fillonin Kryqëzatat. Papa Urbani II ndezi zjarrin që u përhap në të gjithë botën perëndimore, dhe ajri u mbush me fjalën “Jeruzalem”. Jeruzalemi nuk kishte më të krishterë që pas pushtimit nga myslimanët në vitin 638. Njerëzit filluan të kërkonin një xhest simbolit për të demonstruar përkushtimin e tyre ndaj kauzës së Papës, dhe filluan të prinin kryqe nga rrobat e tyre të vjetra. Që nga ajo kohë kjo u bë rutinë mes njerëzve që predikonin këtë fe. Gjatë 490 viteve të ardhshme, qindra e mijëra burra e gra nisën fushatat e rrezikshme ushtarake në emër të Zotit, nën drejtimin e Papës. Kryqëzata e parë e arriti qëllimin duke pushtuar Jeruzalemin në vitin 1099, por myslimanët e rajonit u betuan për të bërë xhihad, ose luftë të shenjtë dhe rifituan kontrollin e zonës. Në fund të shekullit të 13, dinastia Mamluk në Egjipt, e udhëhequr nga gjenerali i ri Saladin, u bashkua me arabët dhe mundi ushtritë e kryqtarëve e rimorën Jeruzalemin. Ata i nxorën kryqtarët jashtë Tokës së Shenjtë dhe Sirisë në vitin 1291. Kryqëzatat e mëvonshme më shumë se sa frymë fetare kishin shpirt aventure.

6- Luftërat Fetare Franceze, 1562-1598

Në korrik të vitit 1559, Mbreti Henri II i Francës vdiq nga një plagë që mori gjatë një turneu të mbajtur për të festuar paqen mes Cateau dhe Cambresis. Ai e la vendin të dobësuar nga luftërat me Perandorinë e Shenjtë Romake, dhe shumë shpejt u pati përçarje fetare midis katolikëve dhe protestantëve. Gruaja e tij Mbretëresha Katerinë de Mediçi, zuri vendin e bashkëshortit. Katerinë në fillim ishte tolerantëve ndaj protestantëve. Ata po rriteshin shpejt në numër dhe po kishin ndikim, gjë që solli shqetësim në familjet 6fisnike katolike. Shkëndija që nisi luftrat fetare franceze ndodhi më 1 mars 1562, kur Duka De Guise dhe vëllai i tij, kardinali De Guise, bashkëshortja dhe fëmijët udhëtuan nga Joinville në Paris. Ai u vra nga protestantët me gurë. Pas një lufte që shpërtheu mes protestantëve dhe katolike u masakruan 1200 adhurues fetarë. Konflikte të tjera fetare shpërthyen, dhe Franca e gjeti veten si një fushëbetejë kur fanatizmi fetar iu shtuan dhe barbaritetet e zakonshme të luftës. Katerin de Mediçi kishte vendosur se nuk kishte më nevojë për mbështetjen protestante dhe u pa si kreu i “romanistëve”. Në gusht të vitit 1572, Henri mbërriti në Paris për t’u martuar me vajzën e Katerinës, Margaritën. Mijëra protestantë u bashkuan në Paris për të festuar martesën e princeshës franceze, dhe kjo i dha mundësinë Katerinës të kërkonte fundin e ndikimit protestant njëherë e përgjithmonë. Në mbledhjen e këshillit më 23 gusht, këshilltarët e saj e cilësuan këtë akt sit ë pamëshirshëm. Ajo kërkoi ta tërhiqte planin në momentin e fundit, por nuk e lanë. Mëngjesin e nesërm, thuhet se shkallët, sallat e dhomat e pallatit të Luvrit ishin të mbushura me gjak. Nga atje u dha urdhri për përfundimin e masakrës së protestantëve. Por ata nuk ishin të lehtë për t’u mundur, edhe pse në prill të vitit 1598, Mbreti Henri IV nënshkroi Urdhrin e Nantës, që njohu ligjërisht tolerancën fetare dhe bashkë-ekzistencën e fesë katolike dhe asaj protestante, e që id ha fund Luftës Fetare.

7- Lufta 30-vjeçare, 1617

Lufta 30-vjeçare filloi kur trashëgimtari i fronit të Bohemisë, Ferndinandi II, u përpoq të kufizonte aktivitetet fetare, duke shkaktuar kryengritje në mesin e protestantëve. Kjo çoi në përfshirjen e të gjitha fuqive të mëdha të Europës, me Suedinë, Francën, Spanjën dhe Austrinë, kryesisht në tokën gjermane me ushtarë 7mercenarë. Ngjarja që ndezi këtë luftë ndodhi mëngjesin e 23 majit të vitit 1618 në Pragë. Vilem Slavata, Thesari i Perandorisë së Shenjtë Romake dhe një nga njerëzit më të pasur të perandorisë, e hodhën nga dritarja në kështjellën Hradschin në Pragë nga dy protestantë. Protestantët ishin të zemëruar me Slavatën dhe njerëzit e tij pasi nuk firmosën Letrën e Madhështisë, që mbronte kauzën protestante. Shumë nga kolegët e Slavatës i mbijetuan hedhjes nga dritarja dhe arritën t’i tregojnë Perandorit Ferdinand se çfarë kishte ndodhur. Konflikti lokal çoi në një “luftë të pistë” që përfshiu kombet katolike në Europë, Perandorinë e Shenjtë Roamke, Spanjën dhe katolikët bavarezë kundër Europës Protestante, Britanisë së Madhe, Republikës Hollandeze, Danimarkës e Suedisë. Ishte një luftë që filloi për dallime fetare por përfundi duke marrë burime të huaja, të tokës gjermane. Në vitin 1648 u nënshkrua Paqja e Vestfalisë, që i dha fund konfliktit. Dëmet ishin marramendëse, me 20% të popullsisë gjermane të zhdukur nga lufta. Paqja id ha jetë një urdhri modern ndërkombëtar në bazë të shteteve sovrane. Solli paqe duke lënë fenë jashtë politikës edhe pse Perandoria mbeti e Shenjtë në kuptimin e kristianizmit.

8- Lufta civile libaneze, 1975-1990

Libani i Lindjes së Mesme duhej të ishte eksperimenti më i madh i botës, duke lidhur Lindjen Arabe me Perëndimin e Europës. Kryeqyteti i Bejrutit duhej të ishte xhavahiri i kurorës. Lufta civile që copëtoi kombin checkpointnë Detin Mesdhe nga viti 1975-1990 u pa si një luftë mes krishterëve dhe myslimanëve, dhe kur lufta filloi në vitin 1975, ishin milicitë e krishtera kundër një koalicioni ortodoksësh grekë, shiitësh dhe myslimanësh sunitë. Para luftës civile myslimanët dhe të krishterët u përpoqën të dominonin njëri-tjetri nëpërmjet këmbanave dhe altoparlantëve me thirrje për lutje. Konflikti i brendshëm i Libanit u përkeqësua nga përfshirja e çifutëve izraelitë dhe myslimanëve të Sirisë, me SHBA-në dhe Bashkimin Sovjetik që mbështesnin palët duke i furnizuar me armë. Në vitin 1983, një pasdite prilli, një sulm kamikaze sulmoi ambasadën amerikane në Bejrut, duke vrarë 58 njerëz, 17 amerikanë. Libani u bë simbol i asaj që Perëndimi kishte frikë: një kombi copëtuar nga feja.

9- Lufta Civile Sudaneze, 1992

Sudani është një vend i ndarë mes veriut mysliman dhe një shumice të krishterësh në jug. Feja luajti një rol të rëndësishëm e qendror në luftën civile atje, që e copëtoi vendin në vitet 1983-2005. Në vitin 1983, gjenerali Jaafar Nimeiry nxiti atë që njihet si Ligji i Shtatorit, që anashkaloi marrëveshjen që i dha shkallë të 9madhe autonomie jugut të vendit. Kjo e ktheu Sudanin në një vend mysliman dhe i bëri të gjithë sudanezët të zbatonin ligjin e Sheriatit. Kjo përfshiu implementimin dhe zbatimin e kodeve penale islame dhe persekutoi të krishterët. Ishte gjithashtu kundra ndërtimi të kishave katolike. Ushtarët e qeverisë e kthyen luftën kundër rebelëve të krishterë në një luftë të shenjtë. Ushtria Çlirimtare Popullore Sudaneze (SPLA) po korrte fitore të mëdha dhe nuk mund të injorohej më nga Kombet e Bashkuara dhe SHBA-ja, të cilët nisën Operacionin e ndihmës në Sudan, duke sjellë ndihma ushqimore, e pajisje emergjente për zonat e prekura nga lufta. SPLA ishte optimiste se do të ishin të aftë të ndaheshin nga veriu i Sudanit për të themeluar vendin e tyre. Fotografitë e reporterit amerikan të New York Times, Nicholas Kristof, për mizoritë që ndodhnin në Sudan, bënë që bota të vihej në lëvizje për t’i dhënë fund konfliktit atje, dhe në vitin 2006 Presidenti Bush çoi trupa për të stabilizuar rajonin dhe për t’i dhënë fund dhunës. Pavarësisht ndërhyrjes ndërkombëtare, situata në Sudan është shumë larg qëndrueshmërisë. Është ende në rrezik për t’u kthyer në luftë civile dhe gjenocid.

10- 11 shtatori 2001, Lufta kundër terrorit

Mund të thuhet se luftërat fetare janë përhapur edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mëngjesin e 11, shtatorit 2001, kullat binjake në Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork, ndoshta gradaçelat më të famshme dhe simbol i prestigjit amerikan, u sulmuan nga terroristët myslimanë të rrjetit të Al-Kaedës që përplasën dy avionë në kullat binjake. Shkatërrimi i kullave vrau disa mijëra persona. Bota amerikane u trondit. Për rrjetin Al-Kaeda, dhe liderin e saj fetar, Osama Bin Laden, Amerika ishte “Satani i Madh”, kultura e së cilës po sillte pasoja të tmerrshme për shoqërinë tradicionale islamike dhe fenë islame. Pas një videoje të publikuar nga Bin Laden, Presidenti Bush iu përgjigj me operacionin luftarak kundër Afganistanit. Bush u shpreh: “Ne mbrojmë jo vetëm liritë tona të çmuara, por edhe lirinë e njerëzve kudo,” duke siguruar popullin e Afganistanit se Shtetet e Bashkuara nuk kishin gjë kundra tyre. Gjithashtu ai e bëri të qartë se Amerika nuk kishte gjë kundra Islamit: “Fytyra e terrorit nuk është fytyra e Islamit. Islami është paqe”. Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe terroristëve islamikë, që po hyn në dekadën e dytë të shekullit 21, njihet si “Lufta ndaj terrorizmit”.