Historia tragjike e turistit, shkoi për muaj mjalti në Greqi, u dogj për së gjall

141

Një turist i sapomartuar vdiq në zjarrjet e Greqisë. Irlandezi Brian O’Callaghan-Westropp së bashku me bashkëshorten e tij Zoe Holohan, zgjodhën të kalonin muajin e mjaltit në qytetin bregdetar të Matit, i cili u rrafshua pas “fatkeqësisë biblike”.

Siç shkruan The sun, çifti u nda pas panikut që përfshiu vendin, në momentin e rënies së zjarrit. Fillimisht irlandezi u shpall i humbur, por këtë mbrëmje autoritetet në Greqi zbuluan trupin e tij të shkrumbuar nga flakët. Gruaja e tij, Zoe me të cilën u martua para pak ditësh , po trajtohet në Athinë për djegie të rënda.