Sigal

Një mama e tronditur zbuloi se vajza e saj ende jeton, vetëm përshkak të gropëzave që kishte në faqe. Gjashtë vjet pas ngjarjes tragjike dhe pasi i ishte thënë se vogëlushja e saj kishte vdekur në zjarrin e shtëpisë, ajo është gjetur e gjallë. Nëna kurrë nuk e besonte se vajza e saj 10 ditëshe u vra nga zjarri që përfshiu shtëpinë e saj në Filadelfia në 1997. Vogëlushja ishte në gjumë në momentin që ra zjarri, por krevati ishte bosh kur Luz shkoi drejt dhomës. Cuevas tha se ishin disa gjëra që e bënë të dyshonte.

“Shkova brenda në dhomë dhe pashë që ajo nuk ishte aty”, tha ajo. Ajo theksoi se gjeti dritaren hapur, pavvarësisht se ishte një natë e ftohtë dimri.

Gjashtë vite më vonë, Luz shkoi në një festë dhe aty njohu vajzën me flokë të zeza të quajtur, Aaliayah Hernandez dhe me gropëza të pangatërrueshme. Menjëherë pas kësaj, ajo këmbënguli që t’i rregullonte flokët. Aty ajo mori menjëherë një fije floku, të cilën e çoi për testin e ADN_së, një test që zbuloi se instikti i saj nuk gabonte dhe vajza e saj ishte ende gjallë.

Vajza natën e  zjarrit ishte rrëmbyer Carolyn Correa, një e afërt e gruas. Pas testit të ADN-së, ajo shkoi menjëherë në polici dhe rrëmbyesja u vu në pranga.