Hillary Clinton, viziton shtëpinë e milionerit shqiptar

438
New York Post po akuzon kandidaten për presidente të SHBA-ve, Hillary Clinton, për vizitën që ia ka bërë asaj që quhet Shtëpia e Bardhë në Staten Island, pronë kjo e Selim “Sal” Rusit nga Dibra e Madhe. Kjo shtëpi ishte pronë e mafiozit Paul Castellano, ndërsa u ble nga Rusi më 2000 për 3.1 milionë dollarë.
Takimi në këtë shtëpi u bë për mbledhje fontesh. Rusi premtoi se do ta ndihmojë Hillaryn, pasi babai i tij mbështet atë dhe burrin e saj Bill që i ndihmoi shqiptarët e Kosovës gjatë vitit 1999. Rusi pritet të mbledh 100 shqiptarë të New Yorkut që do të mbajnë fjalim me Clintonin dhe do të pozojnë për foto.
Sigal