Hillary Clinton mbështet djalin gay në rrjete sociale, mesazh motivues

475
Kandidatja e parë femër për postin e Presidentes në ShBA, Hillary Clinton, ka treguar hapur në rrjetet sociale mbështetjen e saj ndaj komunitetit gei. Ajo i është përgjigjur rrëfimit të një djaloshi për blogun Humans Of New York, që thoshte: “Jam homoseksual dhe kam frikë se si do të jetë e ardhmja ime dhe se njerëzit nuk do të më pëlqejnë”.
Clinton dora vetë ka komentuar nën foto duke motivuar kështu djalin dhe të gjithë ata që ndodhen në të njëjtën situatë me të.
“Parashikim nga një e rritur: E ardhmja jote do të jetë e mahnitshme. Ti do të surprizosh veten me çfarë do të jesh në gjendje të bësh dhe gjërat e pabesueshme që do të realizosh. Gjej njerëzit që do dhe besojnë tek ti – do të ketë shumë të tillë,” dhe në fund shkroi inicialin e saj “H”. 
Sigal