Hillary Clinton dhe demokratët kritikojnë Obamën për politikën e deportimve

446
Një pjesë e kampit demokrat kritikoi në mënyrë të hapur presidentin Barack Obama, pas një valë arrestimesh të klandestinëve me origjinë nga Amerika Qendrore rreth faktit të deportimit të tyre.
Autoritetet amerikane njoftuan javën e fundit se kanë arrestuar 121 persona në mesin e së cilëve fëmijë për shkak të parregullsive në dokumentacion, kryesisht në Teksas, në Xhorxhia dhe Karolinën e Veriut. Këto familje kishin ardhur së fundmi, prej majit të vitit 2014 dhe kishin marrë një urdhër dëbimi.
“Ekzekutimet e ligjeve tona për çështjen e imigracionit duhet të kryhen me humanizëm dhe në përputhje me procedurat e duhura, për këtë arsye vlerësoj se duhen ndalur sulmet mbi komunitetet e imigrantëve”, deklaroi një ditë më parë Hillary Clinton. kandidate për parapraket e demokratëve për zgjedhjet presidenciale në muajin nëntor.
“Ne kemi ligje dhe duhet të udhëhiqemi nga këto ligje, por nuk duhet të dërgojmë oficerë federalë të armatosur në shtëpitë e të cituarve duke nxjerrë me anë të forcës gra dhe fëmijë nga shtretërit e tyre në mes të natës”, shtoi Hillary Clinton, në një deklaratë mjaft kritike ndaj presidentit.
Sigal