Hetimi i Muller,Trump i druhet dëshmive të rreme për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhje

80

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se është i shqetësuar se mund të përballet me akuza të rremë, nëse ai jep deklarata nën betim për hetimin mbi rolin e dyshuar të Rusisë në fitoren e tij të zgjedhjeve presidenciale.

Ai i tha agjencisë së lajmeve Reuters se kishte frikë se çdo mospërputhje deklaratave të tij dhe të tjerëve në këtë proces hetimor mund të përdoreshin kundër tij.

Trump gjithashtu kujtoi se ai mund të merrte kontrollin e drejtuar nga prokurori i posaçëm Robert Mueller, por tha se ka vendosur të qëndrojë jashtë kësaj.

Për Trump, hetimi është “një gjueti shtrigash”.

Rusia gjithashtu mohon fuqishëm pretendimet se ka ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016,  ku Trump mposhti rivalen demokrat Hillary Clinton.

Në intervistën për Reuters, Trump shprehu shqetësimin se çdo deklaratë që ai bëri për hetuesit mund të krahasohet me atë të të tjerëve që kanë dëshmuar, siç është ish-shefi i FBI James Comey dhe se çdo mospërputhje mund të përdoret kundër tij.

Në këtë mënyrë ai përforcoi shqetësimin e ngritur më herët nga avokati i tij, Rudy Giuliani, i cili tha se Trump mund të ishte “i bllokuar në dëshmi të rreme”.

“Pra, nëse them diçka dhe ai (Comey) thotë diçka, dhe është fjala ime kundër tij, dhe ai është mik i mirë me Mueller, kështu Mueller mund të thotë: ‘Epo, unë besoj Comey’, dhe madje edhe nëse unë jam duke thënë të vërtetën , që më bën një gënjeshtar. Kjo nuk është e mirë, “tha Presidenti Trump.

Trump gjithashtu pohoi se ai mund të ndërhynte në hetim, nëse dëshironte, por shtoi se ai kishte zgjedhur të mos e bënte këtë tani për tani.

“Unë kam vendosur të qëndroj jashtë, tani nuk duhet të qëndroj jashtë, mund të hyj dhe të bëj gjithçka, mund ta drejtoj nëse dua, por vendosa të qëndroj jashtë”, tha ai.

“Unë mund të përfshihesha nëse do të dëshiroja. Deri tani, unë nuk kam zgjedhur të përfshihem. Do të qëndroj jashtë”.