Hetimet kundër FETO-s në Turqi, lëshohen 142 urdhër arresti

483
Kryeprokuroria Publike e Ankarasë ka lëshuar urdhër arresti për gjithsej 142 ish-pjesëtarë dhe pjesëtarë aktualë të Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Rinisë dhe Sportit të Turqisë, në kuadër të hetimeve lidhur me organizatën terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi nga kryeprokuroria, urdhër arresti është dhënë për 121 pjesëtarë të personelit të Ministrisë së Arsimit, prej të cilëve 116 ishin shkarkuar më herët, dhe 21 ish-pjesëtarë të personelit të Ministrisë së Rinisë dhe Sportit, për të cilët është konfirmuar se kanë përdorur aplikacionin e fshehtë të komunikimit ByLock, i cili përdoret nga pjesëtarët e organizatës terroriste FETO.
Sipas njoftimit, në kuadër të hetimeve ndaj pjesëtarëve të FETO-s në institucionet shtetërore, autoritetet me qendër në Ankara kanë organizuar operacion në tetë provinca. Siç njoftohet, arrestimet që kanë filluar në orët e mëngjesit janë duke vazhduar edhe më tej. Ndryshe, organizata terroriste FETO, e udhëhequr nga kreu i saj Fetullah Gylen me bazë në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, orkestroi një tentativë për grusht shteti ushtarak më 15 korrik të vitit të kaluar, duke martirizuar 250 persona dhe duke plagosur 2.200 të tjerë.
Sigal