Hetimet – I akuzuari për vdekjen e Kim Jong-nam: Komplot për të dëmtuar Korenë e Veriut

496
Koreano-veriori i parë i ndaluar për vdekjen e Kim Jong-nam, ka thënë se arrestimi i tij, ishte pjesë e një komploti për të dëmtuar nderin e republikës së Koresë së Veriut. Ai ka mohuar të ketë qenë prezent në aeroport, ditën kur Kim u vra, ndërkohë që ka akuzuar autoritetet malajzeze se kanë përdorur forcë që të merrnin një dëshmi të tijën. Vdekja e Kim Jong-nam vijon të mbetet ende të tensionojë Malajzinë e Korenë e Veriut, pasi palët vazhdimisht mohojnë akuzat e njëra-tjetrës.

I dyshuari koreano-verior, i marrë në pyetje lidhur me vdekjen e Kim Jong-nam, thotë se ai ka rënë viktimë e një “komploti” të autoriteteve malajzeze.

Ri Jong Chol tha se arrestimi i tij ishte një përpjekje për të dëmtuar nderin e republikës.

Për shkak të provave të mjaftueshme, Ri u la i lirë, ndërkohë që një ditë më parë, ai mbërriti në Pekin, pasi u deportua nga Malajzia.

Duke folur me gazetarët, ai akuzoi hetuesit malajzezë se përdorën forcën për të marrë një rrëfim të tijin.

Ri, i cili tha se nuk kishte qenë në aeroport ditën kur zoti Kim u vra, ishte i vetmi koreano-verior i arrestuar lidhur me këtë ngjarje.

Ndërkohë, autoritetet e Malajzisë vijojnë hetimet dhe kërkojnë të marrin në pyetje edhe të tjerë koreano-veriorë, mes tyre edhe një zyrtar të Ambasadës.

Ri Jong Chol banonte prej 3 vitesh në Malajzi, por leja e tij e punës kishte skaduar më 6 shkurt.

Autoritetet e emigracionit tashmë e kanë vendosur emrin e tij në listën e zezë që nuk lejon ri-hyrjen në vend.

Sakaq, Malajzia ka anulluar udhëtimin pa viza për koreano-veriorët që vizitojnë vendin, duke cituar çështjet e sigurisë si shkak.

Koreja e Veriut nuk është akuzuar drejtpërsëdrejti për sulmin, por ka dyshime të gjera se Peniani qëndron pas gjithë kësaj ngjarje.

Të gjitha këto pretendime janë mohuar kategorikisht nga Koreja e Veriut, që gjithashtu refuzoi edhe rezultatet e biopsisë mbi trupin e zotit Kim.

Që pas incidentit, autoritetet e vendit kanë kërkuar me ngulm që trupi t’i dorëzohet atyre.
Sigal