‘Heronjtë’ e tragjedisë së trenit në Francë, mirëpriten nga Obama në Shtëpinë e Bardhë

425
Presidenti i Shteteve te Bashkuara të Amerikës Barak Obama ka pritur tre djemtë që parandaluan një tragjedi në një tren në Francë muajin e kaluar, duke bllokuar një person të armataosur. Anthony Sadler 22 vjeç, Spencer Stone 23 vjeç pilot dhe Alek Skarlatos, 22 vjeç pjesë e gardës kombëtare amerikane ndodheshin në një tur në Europë muajin e kauar për të festuar kthimin e skarlatos nga shërbimi në Afganistan.
Por teska ndodheshin në një nga metrotë e Francës, një person i armatosur me pistoletë dhe pushkë po kërcënonte pasagjerët dhe ishin pikërisht tre djemtë amrikanë që ndërhynë duke kapur të armatosurin dhe parandaluar mbase një vrasje masive.
Presidenti francez Francois Hollande iu dha atyre gradën më të lartë të nderit në Francë, Legjionin e Nderit. Kurse presidenti obama tha se ka biseduar me holondë për aktin e guximshëm të tre djemve, të cilët rrezikuan jetën e tyre për të shëptuar atë të dhjetëra të tjerëve që ndodheshin në tren.
“Bisedova me presidentin Holondë dhe ai më tha se ishte shumë mirënjohës për atë që bënë tre rinjtë amerikanë. Këta djem përfaqësojnë anën më të mirë të Shteteve të Bashkuara, karakterin amerikan dhe më bëjnë shumë optimist e më japin shumë shpresë për të ardhmen e vendit tone“, tha Obama.
Tre miqtë me një aureolë musketierësh u pritën si heronj edhe në qytetin e lindjes, kryeqytetin e shtetit të Kalifornisë Sacramento javën e kaluar. Autoritet lokale mbajtën një festival muzikë në rrugë dhe parada të ndryshme që tërhoqen mijëra qytarë.
Sigal