Sigal

Një burrë në Arabinë Sauditë është arrestuar pasi është kapur duke konsumuar mëngjes pranë një gruaja të mbuluar. Sipas asaj që raporton “BBC”, thuhet se i arrestuari fliste me një theks egjiptian.

Në këtë vend rregullat janë strikte dhe nuk lejohet të behën veprime të tilla. Ai është vënë menjëherë në pranga pas një video të shpërndarë në “Twitter”.

Kjo është në kundërshtim me ligjin në Arabinë Saudite, ku në vendet e punës ose në restorantet si McDonald’s dhe Starbucks, familjet dhe burrat e vetëm duhet të ulen me patjetër në zona të veçanta.

Egjiptiani u arrestua nga Ministria Saudite e Punës dhe Zhvillimit Social, ku më pas e akuzuan atë për “kryerjen e disa shkeljeve duke u ulur në vendet të rezervuar ekskluzivisht për banorët e Arabisë Saudite.